Shtëpia / Politika / Rama mbledh qeverinë: Mandati i dytë mbyllet me notë pozitive. U përballëm me tërmetin dhe pandeminë, dy sfida që do lënë gjurmë në historinë e qeverisjes 30-vjeçare

Rama mbledh qeverinë: Mandati i dytë mbyllet me notë pozitive. U përballëm me tërmetin dhe pandeminë, dy sfida që do lënë gjurmë në historinë e qeverisjes 30-vjeçare

Kryeministri Edi Rama ka dalë dalë në një konferencë për mediat për të folur për përmbylljen e mandatit të dytë qeverisës.

Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend.

Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.

Kryeministri Edi Rama tha se mandati i dytë mbyllet me një notë pozitive, ku qeveria ia doli të kalonte të dy sfidat atë të tërmetit dhe pandemisë.

Ai ka pasur edhe një apel të fortë për qytetarët që të vaksinohen pasi sgmangin fatalitetin nga COVID-19 dhe se të gjitha vaksinat janë efektive.

Mbyllet me një notë pozitive besoj unë puna e një mandati të vështirë ku tërmeti dhe pandemia diktuan një forcë të pashembullt ndryshimi e prioriteteve tona qeverisës. Edhe nuk ka mbaruar pandemia dhe as ka përfunduar rindërtimi, por me të dyja kemi marrë një avantazh të konsiderueshëm. Përtej konsideratave dhe kritikave  për menaxhimin e dy krizave do të jetë në gjurmët e historisë së qeverisjes në këto 30 vite. Kemi ende fatalitet nga pandemia fatkeqësisht, por këto janë edhe një mësim domethënës për rëndësinë jetike të vaksinimit. Askush prej atyre që marrin frymë nga respiratorët nuk është i vaksinuar, ndërkohë që disa të vaksinuar nuk shfaqin shenja të rëndimit të gjendjes dhe të kenë nevojë për intubim. Për skeptikët e Sinovac mbase velen e dhëna se të shtruarit ndahen përgjysmë, të vaksinuarit me Pfizer dhe me Sinovac. U bëj apel atyre që të bëjnë vaksinën dhe të  mos humbasin kohë  dhe të heqin mendime te gabuara se Pfizer bën dhe sinovac jo. Vaksina duhet të bëhet patjetër”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …