Shtëpia / Politika / Rama shpalos projektet e mandatit të tretë: Do të ndërtojmë Teatrin, 4 porte të reja, rrisim pagat

Rama shpalos projektet e mandatit të tretë: Do të ndërtojmë Teatrin, 4 porte të reja, rrisim pagat

Kryeministri Edi Rama shpalosi ambiciet për mandatin e tretë qeverisës.

Kryeministri u shpreh i palëkundur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u shpreh kundër.

Rama foli për një ulje taksash, rritje pagash për mësuesit dhe mjekët, ndërtimin e 4 porteve të reja turistike, rritjen e sigurisë rrugore dhe kontrollin e territorit.

“Edhe për kulturën kemi bërë, por shumë e shumë do bëjmë me projekte që janë rrugës, si realizimi i Teatrit Kombëtar, apo të tjerë. Më shumë mund të kishim bërë me formalizimin e ekonomisë, por kemi bërë një punë të vyer me ndërtimin e sistemet të ri digjital të fiskalizimit, prej të cilit presim një hop të madh cilësor e sasior në administrimin e të ardhurave. Ulja e taksave, rritja e pagave për mësuesit dhe mjekët, pavarësisht pandemisë, nuk janë pak për një shtet akoma në kantier në aspektin e konsolidimit të strukturave të tij. Jemi vendi me papunësinë më të ulët në rajon.

Katër portet e reja turistike, ai i Sarandës, ku ka nisur puna, ai i Vlorës, ku puna nis në muajt apo javët e ardhshme, si dhe ai më i madhi në Durrës, janë një nga blloqet e mëdha të investimeve konkrete të huaja, që do të na mundësojnë rritje ekonomike. Rritja e ekonomisë nuk do të mjaftojë për të arritur majën, ku kjo qeveri do ta ngjisë Shqipërinë në fund të kësaj dekade. Kjo qeveri ka bërë jo pak punë.

Do ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien qytetar-shtet, si dhe goditjen e korrupsionit në administratë. Do e fusim shtetin në smartphone e qytetarit dhe do e shkulim nga xhepat e korrupsionit. Dixhitalizim për të zmbrapsur kudo hijen e bakshishit e ryshfetit, duke futur shtetin në kompjuterin e qytetarit, do të jetë lajtmotivi i kësaj qeverie.

Para 8 vitesh ishim brima e zezë në fund të kavallit të këtij rajoni, ndërsa tani e mbyllim këtë mandat me rezultate pozitive. Mandate pozitive kemi edhe në luftën kundër krimit. Do të rrisim më tej sigurinë në çdo drejtim, që nga qarkullimi rrugor, e deri te sigurimi i një kontrolli permanent në kohë reale 24 orë i territorit. Kjo sfidë i kalon qeverisë tjetër, me një bazë garancie për t’ia dalë me sukses”, tha Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …