Shtëpia / Politika / “Mos na nënvlerësoni ne, ish-afganëve”, mjeku Kalo reagon ashpër për transportin urban: “Nëse doni ta nisni ditën me nerva…”

“Mos na nënvlerësoni ne, ish-afganëve”, mjeku Kalo reagon ashpër për transportin urban: “Nëse doni ta nisni ditën me nerva…”

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka reaguar ashpër për situatën e transportit publik, ku vonesat e autobusëve, mbingarkesa dhe mungesa e kondicionerëve janë shqetësim.

Ai i drejtohet kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se e mirëkupton “brengosjen për afganët”, por shteti nuk duhet t’i nënvlerësojë qytetarët shqiptarë, ose siç i quan ai “ish-afganët e para 30 viteve”.

Kalo thotë se autobusi është pa kondicioner dhe ka rrezik transmetimi të virusit.

“Kohë kovidiane….26.08.2021….Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”….

Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj….

Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papastërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….JU FALEMIMDERIT PËR MIRËKUPTIMIN tuaj edhe në këtë rast!!!!”, shkruan Tritan Kalo.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …