Shtëpia / Politika / “Nuk ka dua ose s’dua”, Rama paralajmëron vaksinim të detyrueshëm për studentët: Kanë përgjegjësi së bashku me pedagogët

“Nuk ka dua ose s’dua”, Rama paralajmëron vaksinim të detyrueshëm për studentët: Kanë përgjegjësi së bashku me pedagogët

Vaksinimi i studentëve dhe pedagogëve do të jetë i detyrueshëm.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama teksa ishte për inspektim në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2 në Tiranë.

Sipas Ramës, duke parë rritjen e infektimeve për shkak të variantit “Delta” të koronavirusit, mund të ketë në vijim vaksinim të detyrueshëm për studentët dhe personat që futen në auditorë.

Rama ka thënë se do bazohen edhe me veprimet që po ndërmarrin shtet të ndryshme të botës lidhur me vaksinimin. Po ashtu Rama paralajmëroi se edhe pedagogët do e kenë të detyruara vaksinimin.

“Mund të vijë momenti duke pasur parasuysh se çfarë po ndodh në botë, që vakisnimi për studentët që hyjnë në auditore të jetë i detyrushëm. Do duhet ta bëjmë që tani që nëse vjen momenti të mos na thonë pse s’na thatë. Se këtu nuk ka dua, s’dua. Është përgjegjësi se nëse thonë për vete se nuk duam t’ja dinë, për të tjerët nuk duhet që t’i marrin në qafë. Ta nxjerrësh në telefon ose në dokument duke u listuar sipas listave të vaksinuarve, se është e pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm. Nuk ka jo nuk dua, studentët dhe pedagogët që hyjnë në auditor kanë përgjegjësi. Vaksina nuk të heq 100% rrezikun por bën që kur infkeohesh të mund ta kalosh më lehtë. Dhe askush nuk ia ka borxh njeri që të shkojë në spital vetëm se thonë s’du, nëse s’do mos hy në auditor”, u shpreh Rama.

j.l./ dita 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …