Shtëpia / Politika / Marku lë mandatin e deputetit, Kadilli: S’duhet të dorëzohej, reflektimi i tij, reflektimi i munguar i Bashës

Marku lë mandatin e deputetit, Kadilli: S’duhet të dorëzohej, reflektimi i tij, reflektimi i munguar i Bashës

Ditën e sotme Mark Marku hoqi dorë nga mandati i deputetit që fitoi në qarkun e Lezhës duke renditur si arsyet  etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së dhe mosdakodësisë së tij me vendimet e Bashës.

Për Kadillin ky ishte një vendim i fortë dhe drastik të cilin e mirëkuptonte, por për të Marku nuk duhet të dorëzohej por të vijonte luftën brenda PD  për të ringritur partinë.

Kadilli tha se ai pranon dorëheqjen vetëm nga njerëz që kanë përgjegjësi për humbjet dhe degradimin dhe Marku nuk ishte një person i tillë. Në lidhje me arsyet e renditura pse la mandatin, Kadilli tha se Marku bëri reflektimin që në fakt duhet ta kishte bëra Basha.

“E mirëkuptoj Markun pse shkoi në një vendim të tillë drastik dhe sidomos për gjurmën dhe jehonën që krijoi brenda PD. Ky është një vendim i fortë që në thelb ekspozon një krizë të thellë besimi brenda PD dhe mungesën e lidershipit për demokratët. Reflektimi i Markut është reflektimi i munguar i Bashës. Marku u soll me bujë nga jeta publike në atë politike dhe për pak muaj largohet pasi mungon bashkëpunimi politik.  Marku nuk është përgjegjësi dhe nuk duhej të dorëzohej, unë jam për dorëheqje kur kanë përgjegjësi për humbje apo degradim të partisë. Dalja kundër nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete, por duhet të ketë një qëllim më të madh, atë të kontributit për ndryshimin e partisë, megjithatë e mirëkuptoj vendimin e Markut”, tha Kadilli.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …