Shtëpia / Politika / Mbërritja e 121 afganëve, Yuri Kim: Shqipëria ofroi mbrojtje, krenare t’ju quajmë mik dhe aleat

Mbërritja e 121 afganëve, Yuri Kim: Shqipëria ofroi mbrojtje, krenare t’ju quajmë mik dhe aleat

Në pritjen e 121 afganëve të parë, në Rinas, bashkë me ministren e jashtme shqiptare, siç e bëri të ditur dhe vetë përmes një postimi në Twitter, ishte dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Pritëm grupin e parë të afganëve që janë në kërkim të një strehimi të përkohshëm në Shqipëri. Siç ka bërë gjithmonë, populli shqiptar dhe një herë ofroi mikpritje dhe mbrojtje ndaj kujt ka nevojë më shumë. Jemi krenar t’ju quajmë miq dhe aleatë”, shkroi ambasadorja Kim.

Afganët kanë mbërritur në Shqipëri pak minuta pas orës 03:00 të mëngjesit të së premtes. Mes tyre ka fëmijë dhe gra, por edhe të moshuar.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …