Shtëpia / Politika / “Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj”/ Rama: “Ballkani i Hapur” e bën më të fortë faktorin shqiptar

“Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj”/ Rama: “Ballkani i Hapur” e bën më të fortë faktorin shqiptar

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme pranoi edhe njëherë se jo gjithçka shkon vaj në marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti pas përplasjeve për nismën e “Ballkanit të Hapur”, ku Prishtina është pozicionuar hapur, kundër. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Rama tha se ne do të punojmë me përkushtim me qeverinë e Kosovës për projektet mes dy vendeve.

“Duhet një qasje dhe cilësi e re në marrëdhëniet me Kuvendin e Kosovës, duhet të jemi shumë më të pranishëm në Prishtinë për të diskutuar atje për të ndarë opinione në interes të dy shteteve dhe do i ftojmë shumë më tepër ata.

Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj dhe mosdakordësia për “Ballkanin e Hapur” ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes, por ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore duke u përkushtuar në ato punë dhe drejtime që na bashkojnë dhe duke trajtuar me durim mosdakordësinë për “Ballkanin e Hapur” që është zgjedhje e drejtë për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni ku sa më shumë të hapemi dhe ndërveprojmë aq më shumë do të forcohemi në funksion të perspektivës europiane.

“Ballkani i Hapur” në bën më të fortë si Shqipëri dhe faktor shqiptar” tha Rama.

 

e.sh/Dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …