Shtëpia / Politika / Rama, ftesë Bashës: Dora e bashkëpunimit do jetë e shtrirë pa kushte për PD, kush kalon cakun etik në adresën e rivalëve tanë…

Rama, ftesë Bashës: Dora e bashkëpunimit do jetë e shtrirë pa kushte për PD, kush kalon cakun etik në adresën e rivalëve tanë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike disa ditë para nisjes së parlamentit të ri.

Rama thotë se pavarësisht sjelljes e retorikës së rivalëve, PS mbetet e hapur për bashkëpunim.

Ai madje ka paralajmëruar të vetët se nëse bien pre e provokimeve, nxisin konflikt apo japin shembull të keq në Kuvend apo Komisione, do të jenë shqetësim për kryeministrin dhe PS.

‘’Mandati i tretë s’duhet tu ngjajë dy të parëve, as në sallën e kuvendit, opozita mund të bëjë ç’të dojë, ne do bëjmë çfarë duhet. Të shtyjmë përpara reformat e ligjet që nevojiten në funksion të qytetarëve.

Dora e bashkëpunimet pa kushte me PD, pavarësisht nga sjellja, retorika apo veprimet e rivalëve. Konflikti verbal nuk duhet të jetë më kryefjala e jetës politike e parlamentare.

Me doemos të ndryshojmë në këtë drejtim, sado ata ti bien fyellit në vrimën që u është bërë gropa. Kanë rënë 5 herë me këmbët e tyre në atë gropë.

Shumë e lehtë të thuash, shumë e vështirë të bësh. Kush do të kalojë cakun etik në adresën e rivalëve tanë, kush jep shembull të keq në kuvend apo komision duke rënë pre e provokimeve, kush merret me politikë me konflikt në teatrin e ditës.

Dhe nuk do të angazhohet me temat e çështjet që i interesojnë njerëzve apo Shqipërisë, do të jetë një shqetësim jo për opozitën, por për grupin dhe mua.’’- tha Rama.

 

e.sh/Dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …