Shtëpia / Politika / Rama mbledh sonte grupin parlamentar, në fokus objektivat e mandatit të tretë

Rama mbledh sonte grupin parlamentar, në fokus objektivat e mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë sot grupin e vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Mbledhja e tyre do të nisë në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave.

Mësohet se takimi ka në fokus të tij bilancin për qeverisjen e kaluar dhe objektivat për qeverinë e re. Pjesë e takimit do të jenë ministra aktualë dhe deputetë të rinj.

Kryeministri Edi Rama fitoi mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, teksa Partia Socialiste siguroi 74 mandate.

Partia Demokratike, do të jetë në opozitë edhe në 4 vitet e ardhshme, dhe do të ketë 59 deputetë në Kuvend.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …