Shtëpia / Politika / Foto/ Dita e parë e afganëve në Tiranë, dalin shëtitje në ‘Qytet Studenti’!

Foto/ Dita e parë e afganëve në Tiranë, dalin shëtitje në ‘Qytet Studenti’!

Janë 154 afganët të cilët kanë mbërritur në Tiranë gjatë natës dhe janë akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti. Ata po qëndrojnë në godinat 11 dhe 12, pranë mencës dhe qendrës shëndetësore.

Dalja e refugjatëve nga godinat bëhet me ndihmën e punonjësve të kontraktuar. Gjatë ditës të gjithë kanë bërë kontrollet e nevojshme mjekësore.

Afganët sot janë parë duke shëtitur në ‘Qytet Studenti’, në zonën që për ta është shndërruar tashmë si një shtëpi e dytë, ndonëse jo për shumë kohë, pasi me të filluar viti i ri akademik, ato do të largohen për t’u strehuar në ambiente të tjera, me shumë gjasa hotele si grupet e tjera.

Gratë të veshura me veshjen e tyre karakteristike, me shami dhe me maska mbrojtëse anti-COVID, lëvizin grupe-grupe, e ndërsa më të gëzuarit janë fëmijët! Shëtitja e tyre tërheq jo pak vëmendjen e vendasve, e ndërsa në zonë ka edhe një numër të lartë të efektivëve të policisë.

/Burimi fotove: fotografi Malton Dibra i agjencise LSA/

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …