Shtëpia / Politika / Këshilla e Ramush Haradinaj për Ramën: Legalizo kanabisin, pastrojua emrin shqiptarëve, por mos e teproni

Këshilla e Ramush Haradinaj për Ramën: Legalizo kanabisin, pastrojua emrin shqiptarëve, por mos e teproni

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka propozuar kryeministrit Edi Rama që të marrë guximin dhe të bëjë një ligj për kultivimin e kanabisit.

Në një intervistë për ABC News, Haradinaj tha se në këtë mënyrë Shqipëria do të kishte përfitime ekonomike dhe do të pastronte ‘emrin’ e saj.

Ai shtoi se nëse deri tani të gjithë e konsiderojnë vendin tonë si ‘narkotik’, autoritetet nuk duhet të bëjnë sikur nuk ekziston ky problem, por duhet t’i japë përgjigje me ligj. Ama, Haradinaj shton duke qeshur se kanabisi, nuk ka pse të kultivohet si fasule pas legalizimit.

“Nuk kam asnjë mesazh për atë (Ramën) unë, por kam dëshira për Shqipërinë, kam qejf me e parë Shqipërinë më shumë shtet ligjor, ekonomi më të fortë, respektim të ndërsjellë të bindjeve, partive, jo me dominime.

Kisha menduar që është tepër me rëndësi me legalizuar narkotikët në Shqipëri me ligj, sidomos ata që mbjellin. Kanabisin. Duhet ta marrë guximin.

Ta legalizojë. Të bëjë ligj për kultivimin e tyre. E ka bërë Maqedonia. E kanë bërë popuj të tjerë. Ta heqim veten si shqiptarë nga harta e tyre që jemi vend narkotik. Ligj, transparencë, buxhet.

Ndoshta do ta pastronim emrin tonë si shqiptarë. Rrezik ka si është sot, jo nëse legalizohet. Maqedonia e ka bërë. Edhe Shqipëria ta bëjë një ligj.

Nuk po them, me e mbjellë si fasule (qesh). Por të paktën të kemi një mbulesë para të gjithë të tjerëve, se ka një sektor ekonomik të caktuar, në bazë të ligjit, në Maqedoni e kanë bërë, e përdorin për mjekësi, për të tjera.

 

e.sh/Dita

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …