Shtëpia / Politika / “Unë jam ambasadorja e Amerikës, me mua është Xhaçka dhe Rama”, Yuri Kim që pa gdhirë me kryeministrin në Rinas, vijnë afganë të tjerë

“Unë jam ambasadorja e Amerikës, me mua është Xhaçka dhe Rama”, Yuri Kim që pa gdhirë me kryeministrin në Rinas, vijnë afganë të tjerë

Rreth 150 shtetas të tjerë afganë kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit pas mesante. Për t’i pritur, prezente ka qenë diplomatja e SHBA Yuri Kim, ministrja Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama.

Sapo ata kanë mbërritur në Rinas, Kim është ngjitur vetë në kabinën e avionit dhe është prezantuar si ambasadorja e SHBA në Shqipëri, e më pas iu ka thënë civilëve afganë se bashkë me të ishte dhe Xhaçka e Rama.

Mirëmëngjes pa u gdhirë, dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …