Shtëpia / Politika / Cilët të jenë vallë “bijtë e këqinj”? Edhe Meta e ka me popullin që i le të livadhisin, citon Zef Pllumbin: “Mjerë ai që…”

Cilët të jenë vallë “bijtë e këqinj”? Edhe Meta e ka me popullin që i le të livadhisin, citon Zef Pllumbin: “Mjerë ai që…”

Është bërë zakon për elitën politike dhe intelektuale të vendit të fajësojnë popullin për gjendjen e vendit, megjithëse janë ata që drejtojnë e marrin vendime.

Presidenti ka zgjedhur një citim te Zef Pllumbit në datëlindjen e ktij të fundit për të thënë të vetën mbi këtë temë.

“Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!” – shkruan kreu i shtetit duke cituar klerikun e njohur.

Postimi i Metës:

“Rrno, vetëm për me tregue” është jo vetëm një dëshmi autentike për terrorin dhe krimet e diktaturës, por mbetet edhe një kushtrim i përhershëm për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor, për të cilat ia vlen çdo sakrificë.

Sot, në ditën e tij të lindjes nderimin më të madh, që mund t’i bëjmë veprës së At Zef Pllumit është të mos harrojmë një prej mesazheve të tij më të mençuara, të vlefshme dhe për kohët që jetojmë: “Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”

n.s. / dita

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …