Shtëpia / Politika / “Kemi nevojë për një rend të ri ekonomik botëror, mendoni si do ishte nëse përdoren ndryshe miliardat që shpenzojmë për armatimet dhe luftën”

“Kemi nevojë për një rend të ri ekonomik botëror, mendoni si do ishte nëse përdoren ndryshe miliardat që shpenzojmë për armatimet dhe luftën”

Kanë mbetur vetëm disa javë deri në zgjedhjet e parlamentare gjermane dhe rezultati i tyre rrallë ka qenë kaq i paparashikueshë. sa këtë herë.

Janine Wissler, kandidatja kryesore e partisë E Majta, tha në një intervistë për DW:

“Ne kemi nevojë për një rend ekonomik botëror të drejtë, me fjalë të tjera, nuk duhet që vendet e pasura të shfrytëzojnë burimet minerale të vendeve më të varfra. Ne duhet të ndalojmë dërgimin e armëve në të gjithë botën, të ndërpresim mbështetjen e diktatorëve. Në vend të kësaj, ne duhet të përqendrohemi shumë qartë në bashkëpunimin për zhvillim dhe në përmirësimin e situatës humanitare”.

Sipas saj Gjermania duhet të luftojë kundër urisë në të gjithë botën dhe kjo është e nevojshme urgjentisht.

“Në këtë mënyrë ne mund të eliminojmë shkaqet e largimit dhe emigrimit. Natyrisht që duhet të luftojmë edhe ndryshimet klimatike, pse edhe ato sigurisht që do t’i bëjnë disa rajone të pabanueshme.

Por unë mendoj se gjëja kryesore është që Gjermania vërtet të mbështetet në një politikë të jashtme paqësore. Kjo do të thotë të mos eksportojmë armë dhe amatime në të gjithë botën, dhe pastaj të dërgojmë Bundeswehrin në misione lufte, por të mbështetemi tek zgjidhjet civile”.

Partia E Majta gjithmonë voton kundër angazhimit të ushtrisë gjermane Bundeswehr në vende të huaja. Lidhur me rolin e Gjermanisë gjatë zhvillimeve të fundit në Afganistan ajo thotë:

“Natyrisht gjëja e parë që duhet bërë sot dhe ditët e ardhshme  është të shpëtojmë sa më shumë vetë që të jetë e mundur nga Afganistani. Por sigurisht që tani duhet edhe të themi se pas 20 vitesh luftë në Afganistan pas 20 vitesh angazhimi të Bundeswehrit atje, pas dhjetëra mijëra vdekjesh, ky vend për fat të keq nuk është bërë më paqësor, apo më i sigurt, përkundrazi – ne po përjetojnë një katastrofë. Dhe kjo është arsyeja pse ky angazhim ishte një gabim që në fillim. Vetëm angazhimi i Bundeswehrit aty kushtoi 12.5 miliardë euro. Pa mendoni se ç’mund të ishte bërë me këto para për të përmirësuar situatën humanitare në Afganistan?”

n.s. / dita

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …