Shtëpia / Politika / PS mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, Rama do të shpallë emrat e qeverisë së re

PS mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, Rama do të shpallë emrat e qeverisë së re

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet me 2 shtator në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Këtë e ka zbuluar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. Ai ka dërguar anëtarëve një mesazh ku thuhet se duhet të merren masat për pjesëmarrjen në Asamble.

“Të nderuar anëtarë të AK!Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!”, njofton Balla.

Në Asamble pritet që kryeministri Rama të shpallë emrat e qeverisë së re.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …