Shtëpia / Politika / U strehuan 457 afganë, Rama: Për ne flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar

U strehuan 457 afganë, Rama: Për ne flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama është shprehur se për Shqipërinë flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar.

Teksa ka ndarë në ‘Facebook’ fotot nga ardhja e grupeve të tjera të afganëve në Rinas, kryeministri shkruan se tashmë numri i tyre ka shkuar në 457.

Postimi i Ramës:

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar.”

182 personat e mbërritur ditën e sotme e çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

Ditën e djeshme mbërritën 154 qytetarë afganë, 95 nga Kabuli në orën 22.45, dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate. Në pritje të tyre, dje doli kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …