Shtëpia / Politika / “Ia kemi dhënë Janullatosit, por jo Fan Nolit”, absurdi dhe parodia me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’ (emrat që e kanë marrë në vite)

“Ia kemi dhënë Janullatosit, por jo Fan Nolit”, absurdi dhe parodia me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’ (emrat që e kanë marrë në vite)

Diplomati dhe sociologu Fatos Tarifa e quan “absurde dhe parodi” atë që ka ndodhur me dekoratat e larta zyrtare të shpërndara nga shteti shqiptar vitet e fundit.

Në një artikull, i cili mund të lexohet i plotë sot në DITA, Tarifa ve në dukje veçanërisht abuzimin me dekoratën e lartë të Republikës sonë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Shkruan Tarifa në DITA:

Në vitin 2008, dekorata “Gjergj Kastriot Skënderbeu” iu dha një konti francez autodidakt, Jean d’Ogny, për profilin e të cilit në Internet nuk gjen asnjë informacion. Presidenti Nishani ia dha këtë dekoratë të lartë edhe një politikani kristian-demokrat gjerman, si Rufold Decker, i cili nuk ishte më shumë sesa një anëtar i asamblesë së landit Baden-Württemberg…

Nishani ia dha këtë dekoratë të lartë edhe një farë Anthony Bailey, një konsulent irlandez për marrëdhëniet me publikun, për të cilin, çdo informacion në faqen zyrtare të presidencës është fshirë. E njëjta dekoratë i është dhënë edhe një diplomati të rëndomtë italian, si Guiseppe Balboni Acqua, për të cilin në faqen zyrtare të presidencës nuk gjendet asnjë informacion.

Absurdi dhe parodia e luajtur me këtë dekoratë të lartë shtetërore të Republikës së Shqipërisë duken edhe më qartë kur mëson se ajo u është dhënë edhe individëve të tillë, si Azem Hajdari, Abaz Kupi (pas vdekjes), Sabri Hamiti, Ahmet Krasniqi, madje edhe Anastas Janullatosit, një greku (të cilin një president tjetër, Ilir Meta, e bëri shqiptar), por që prej 30 vitesh ka uzurpuar drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Mendoni për një çast: kjo dekoratë e lartë e shtetit shqiptar nuk i është dhënë (pas vdekjes) Fan Nolit, shqiptarit të madh që e themeloi këtë kishë dhe që është autori i njërës prej veprave më të rëndësishme mbi historinë e Skënderbeut, heroit tone kombëtar, emrin e të cilit mban dekorata në fjalë.

Artikulli i plotë mund të lexohet sot në DITA

 

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …