Shtëpia / Politika / Masat e reja anti COVID në Shqipëri: 10 ditë karantinë kush vjen nga jashtë, vaksinë e detyruar në Mjekësi, Arsim dhe Zyra, maskë në ambjentet e mbyllura

Masat e reja anti COVID në Shqipëri: 10 ditë karantinë kush vjen nga jashtë, vaksinë e detyruar në Mjekësi, Arsim dhe Zyra, maskë në ambjentet e mbyllura

 

Duke nisur nga data 1 shtator, vendi ynë do të aplikojë masa të reja anti-covid, të cilat janë forcuar për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të ndryshojë orën policore, e cila do të hyjë në fuqi nga 23:00 deri në orën 06:00. Po ashtu, masa të reja do të aplikohen dhe në pikat kufitare të Shqipërisë, ku qytetarët duhet të plotësojnë 3 kushte.

Kështu, kush do të hyjë në kufijë e territorit shqiptar duhet të këtë pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose provë të kalimit të Covid, 6 muaj pas shërimit.

Rakacolli deklaroi se vaksinimi do të jetë me detyrim për stafet mjekësore, studentët dhe arsimtarët të cilët do duhet ta kenë marrë vaksinën brenda datës 30 shtator, kohë kur është parashikuar edhe nisja e procesit mësimor për vitin e ri shkollor.

MASAT QË FUTEN NË FUQI NGA 1 SHTATORI:

-Nga 1 shtator ora policore do të shkojë 23:00 deri në 6:00.

-Nga data 6 shtator ato që futen në Shqipëri duhet të plotësojnë, të paraqesin pasaportën e vaksinimit, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose të kenë provë të kalimit të covid. Kjo është e vlefshme dhe për ata që kalojnë tranzit. Fëmijët që janë 6 vjeç nuk duhet ti zbatojnë këto rregulla.

Duhet të izolohen 10 ditë ato që vijnë nga jashtë.

-Ka vendosur rekomandimin për vaksinimin e detyruar duke filluar nga mjekësia, studentët dhe zyrtarët. Arsimtarët duhet të kryejnë vaksinimim dhe të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-albania. Ata që nuk e kanë duhet të paraqesin testin PCR.

-Studentët duhet të bëjnë vaksinim brenda muajit shtator që të kryejne procesin në auditor. Penaliteti për PCR fillon pas datës 30 shtator.

-Në aeroporte do të futen vetëm ato që udhetojnë, jo familjarët. Me maska dhe rregulla.

-Në fuqi mbetet përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.

-Në institucionet mjekësore nuk do futen familjet e personave të shtruar

-Kur nuk respektohen maskat do të ketë penalitet, gjoba.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …