Shtëpia / Politika / Nga hatërmbetja e Palokës tek mungesa Kadillit, çfarë nuk u pa në mbledhjen formale të PD

Nga hatërmbetja e Palokës tek mungesa Kadillit, çfarë nuk u pa në mbledhjen formale të PD

Ndryshe nga mbledhjet e tjera, Edi Paloka hyri në mbledhjen e Këshillit të ri Kombëtar, mbasi Lulzim Basha kishte mbaruar fjalimin e parapërgatitur.

Ai nuk pati asgjë për të thënë për mediat edhe pse fytyra e tij krejt pezm tregoi shumë.

Sepse nga e hëna e 30 gushtit, Edi Paloka nuk do të jetë më nënkryetar i PD-së, një emër që më shumë se dy dekada në PD ka pasur një rol domethënës politik.

Atij tanimë i është caktuar një pozicion honorifik si kryetar i Këshillit Kombëtar, në vend të Bujar Nishanit, të cilit Basha i kish shpikur një pozicion të rehatshëm këtu e katër vjet me parë. Sepse Këshilli i ri Kombëtar as me kompetencat e vjetra e as me ato që ndryshoi Lulzim Basha përmes statutit të ri nuk është më një organ kryesor vendimmarrës. Ai është thjesht një “noter” siç tregoi edhe mbledhja e të hënës ku anëtarët e Këshillit Kombëtar miratuan emrat pa rivale që u kishte propozuar Lulzim Basha.

Edi Paloka nuk është i vetmi që mbetet i veçuar në këtë histori të re politike të PD-së. Bujar Nishani i cili e ka “prerë biletën” nuk ishte gjithashtu në mbledhjen e Këshillit. As Ferdinand Xhaferi kryetar i PD-së së Durrësit të cilit iu hoq emri edhe si kandidature për kryesinë e PD-së e as Enno Bozdo të cilin Basha e kish “joshur” me një post koordinatori para zgjedhjeve, në këmbim të mos futjes së emrit të tij në listën e kandidatëve për deputet.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Fatbardh Kadillin i vetmi kandidat që flet thuajse çdo dite për ringritjen e PD-së duke bërë publike platformën e tij. As ai, ndryshe nga mbledhja tjetër, nuk ishte në takimin e të hënës, aty ku gjithçka u vulos me një fjalim të gjatë të Lulzim Bashës dhe me kalimin formal të kryesisë së re nga 62 emrat që u ishin vënë paraprakisht në dispozicion. Nuk ishte as Mark Marku siç paralajmëroi disa ditë më parë, drejtuesi i qarkut te Lezhës, i vetmi qark që fitoi më shumë vota nga çdo palë zgjedhje për PD-në…

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …