Shtëpia / Politika / PS mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, zbardhet rendi i ditës

PS mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, zbardhet rendi i ditës

Zbardhet rendi i ditës, së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që pritet të mblidhet këtë të enjte.

Në ftesën e kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla janë caktuar edhe pikat e rendit të kësaj mbledhje.

Takimi pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për t’u pasuar më pas me zgjedhjen e kryesisë së re, drejtuesve politikë në qarqe dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se gjatë kësaj javë do të shpallet qeveria e re “Rama 3”.

Të premten ai shpalli detyrat e para në këtë mandat, konkretisht Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin që do të vazhdojë të mbajnë të njëjta detyra si në qeverinë e kaluar.

Edhe këta katërvjeçar Balla do të vazhdojë të jetë në krye të grupit parlamentar të socialistëve ndërsa Spiropali, do të drejtojë dikasterin e Marrëdhënieve me Parlamentin.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …