Shtëpia / Politika / Ardhja e afganëve, Rama sërish në median ndërkombëtare: Bukë, kripë e zemër, këto nuk do t’u mungojnë kurrë tek ne, ata që duan mund të qëndrojnë

Ardhja e afganëve, Rama sërish në median ndërkombëtare: Bukë, kripë e zemër, këto nuk do t’u mungojnë kurrë tek ne, ata që duan mund të qëndrojnë

Nga Sllovenia, ku po merr pjesë në një samit, kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë me Skype me televizionin ndërkombëtar BBC, se afganët janë strehuar përkohësisht në Shqipëri, por theksoi se ata që duan mund të vendosen në vendin tonë.

Ai u shpreh se ka kaq shumë afganë që kanë aplikuar për vizë për të shkuar në SHBA por numri i tyre i madh do të bëjë që koha e largimit të tyre drejt tokës amerikane do të zgjasë më shumë nga sa është thënë në fillim.

“Kjo është ajo që thonë ata. Ne i ftuam për t’i mbajtur përkohësisht. Ndoshta do të jenë në gjendje më pas të shkojnë në SHBA. Situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që aplikojnë për vizë amerikane do të duhet më gjatë se ishte thënë. Jemi të gatshëm t’i mirëpresin të qëndrojnë në Shqipëri nëse duan të vendosen këtu.

Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë. 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshim të largoheshim nga ferri për të mbërritur në Europë. Ka qenë mjaft e ngjashme sa i takon ankthit përballë të panjohurës. Kjo nderon historinë dhe traditën tonë. Po bëjmë diçka që unë besoj që ua detyrojmë edhe fëmijëve tanë, që të rriten me besimin që në jetë ka një kohë të japësh dhe një kohë të marrësh. Ne nuk jemi vend i pasur por besoj se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ne nuk jemi vetëm. Ka shumë organizata që kujdesen për ta”, tha Rama.

Ai përdori një shprehje shqiptare “bukë e kripë e zemër”, duke theksuar se këto nuk do iu mungojnë afganëve në Shqipëri, ndërsa strehimin e tyre në vendin tonë e paralelizoi sërish me situatën e shqiptarëve që u larguan drejt Europës 30 vite më parë.

“Ne për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Është një numër i konsiderueshëm njerëzish që e kanë zemrën të pastër. Kemi një thënie në Shqipëri “bukë, kripë dhe zemër”. Nuk do ju mungojnë këto të treja. Për pjesën tjetër do ia dalim. Ne mirëpritëm gjysmë milionë gjatë kohës së spastrimit etnik në Kosovë. Atëherë ishim edhe më të varfër. U pasuruam edhe më shumë në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme.

Jemi aty t’u themi se mund ta ndjejnë vetëm në shtëpi. Bëmë atë që do donim që të tjerët të bënin për ne. Është një moment përmbushës për ne. Shumica e shqiptarëve po tregojnë se jemi të jashtëzakonshëm”, tha Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …