Shtëpia / Politika / “Punë e madhe se iku Mark Marku?!” Arben Duka nuk është dakord me Islamin, replikon në vargje: “Marku u tregua burrë dinjitoz dhe njeri i lirë”

“Punë e madhe se iku Mark Marku?!” Arben Duka nuk është dakord me Islamin, replikon në vargje: “Marku u tregua burrë dinjitoz dhe njeri i lirë”

Bedri Islami shkruante dje në DITA se  nga opozita mund të largohen dhjetra “markmarkër”, por kjo nuk e ndryshon atë.

“Ai e nisi betejën me frymë kalorsiake dhe e përfundoi në donkishotizëm! Aureola e sotme do të bjerë shpejt dhe do të ndodhë si në përrallën e njohur të mbretit lakuriq. Iku nga parlamenti Mark Marku? Punë e madhe që iku! Asgjë nuk ndryshon” – shkruan Islami (KLIKO këtu)

Por poeti Arben Duka nuk është dakord me Islamin. Në rubrikën e tij në vargje në DITA ai shkruan sot se Marku kreu një akt dinjitoz dhe se ikja e tij është shpresë për një opozitë morale.

Shkruan Duka:

Ja, ndodh që burrëria,
Të vjen nga nuk e pret,
Na befasoi Marku,
si burrë me dinjitet!

Nuk është i pasur Marku,
Në jetë i thjeshtë mbeti,
kollaj nuk refuzohet
një rrogë deputeti!

Këtu kemi jetuar,
këto tridhjetë vjet,
E dimë sesa janë shitur,
për atë rrogë të shkretë!

Ndaj them të rrallë si Marku,
në vendin tonë sot gjen,
Para integritetit,
paraja asgjë s’vlen!

Lulashi me Saliun,
tani e dinë shumë mirë,
do jetë shumë “i rrezikshëm”,
Mark Marku krejt i lirë!

Tani asnjë lloj borxhi,
ai askujt s’i ka,
dhe është shumë e sigurtë,
që s’blihet me para!

Tani e gjithë PD-ja,
është thjesht një kalbësirë,
Luli është milioner,
po s’është njeri i lirë!

Pas Markut mund të dalin,
edhe të tjerë prej dere,
për SHQUP-in mund të jetë,
fillim i një pranvere!

Me Markun mund të jetë,
fillim i një pranvere,
dhe Sala sigurisht,
s’shpëton dot kësaj here!

Duhen disa si Marku,
të bëjnë një bërthamë,
gjersa nga qarkullimi,
të heqin atë flamë!

Poezia e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

I.b. / dita

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …