Shtëpia / Politika / “Na hapni rrugën për negociatat”, Presidenti i Bullgarisë replikon me Ramën: Nuk jemi roja që nuk ju hap derën, këtu flitet për integrimin tuaj, por Vuçiç nuk erdhi

“Na hapni rrugën për negociatat”, Presidenti i Bullgarisë replikon me Ramën: Nuk jemi roja që nuk ju hap derën, këtu flitet për integrimin tuaj, por Vuçiç nuk erdhi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave.

Ndërkohë Ramës i është përgjigjur Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev duke thënë se Bullgaria është pro zgjerimit por sipas tij duhet që çështjet të zgjidhen një herë e mirë në mënyrë që të ketë stabilitet brenda Bashkimit Europain.

Më tej me tone ironike, Rumen Radev duke iu drejtuar Ramës ka hedhur “kunja” ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke thënë se edhe pse në këtë forum flitet për integrimin e Ballkanit Perëndimor , ai nuk është i pranishëm.

“Na është dashur shumë kohë të diskutojmë çështjet në mënyrë të hapur. Emri i Bullgarisë sikur dilte në ajër. Faleminderit Edi që më në fund e the haptazi dhe e përmende. Që të jemi më konkret. Jo që të jemi më konkret miku ynë Edi. Aleksandër Vuçiç është ftuar të diskutojë të ardhmen e vendit të tij në BE dhe nuk është këtu. Dhe unë jam këtu dhe ai nuk është. Unë që jam përfaqësues i një vendi që është pjesë e BE”, tha Presidenti i Bullgarisë.

 “Çfarë të ardhme do kemi ? Bullgaria është mbështetësi më i fortë i procesit të zgjerimit por ky proces dëshirojmë që të jetë stabël dhe të pa kthyeshëm. Për të vazhduar këtë duhet të kthehemi tek vlerat tona. Të rinjtë tanë do takohen të lirë dhe pa fjalë urrejtje dhe duke e njohur njëri tjetrin duke përjashtuar gjuhën e urrejtjes. Dhe ky ishte shqetësimi im. Bullgaria është mik i besuar në këtë proces. Bullgaria është gjithmonë aty. Edhe ku Ballkani Perëndimor doli nga radarët. Bullgaria e solli në vëmendje. Bullgaria nuk është roja që nuk ju lë ju të futeni tek dera, jemi miku juaj për i afërt. Dera është e hapur, ka edhe një strategji shumë më të shkurtër dhe fitimtare, jemi absolutisht të hapur. Çelësin e keni në dorë”, tha më tej Radev.

Rama i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave. “Ne nuk po flasim për t’u bërë anëtarë, kur ne të bëhemi, nuk e di, Macroni që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet atëherë, ne po flasim për çeljen e bisedimeve.

Do i kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutem mos jeni kaq tipikë të BE-së, bëhuni ballkanas, hapni rrugën, cfarë po përpiqeni të shpëtoni, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ata dhe pastaj ju mund të bëheni më pas ballkanikë, të vendosni pengesa, por hapni rrugën” tha ai.

“Doja vetëm të thoja se të gjitha proceset që lidhen me vendimarrjen kanë një elefant të madh në dhomë. Forca nxitëse tani është nacionalizmi. Nuk e kam fjalën për qeveri nacionaliste, e kam fjalën për udhëheqës që tremben nga nacionalistët dhe para se të flasin për ne, u hedhin një sy sondazheve. Ne dukemi se jemi shumë të korruptuar kur vjen ndonjë zgjedhje prej këtyre vendeve, më pas dalim që jemi në rregull. Jam i sigurtë se më pas situata do të ndryshojë. Nuk do t’u kërkojnë Bullgarisë që të ndryshojnë emrin në Bullgari Perëndimore”, u shpreh Rama nga ana tjetër.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …