Shtëpia / Politika / “S’mund të mbajmë vendet duke pritur me dekada”, Sassoli: BE të rishikojë procesin e anëtarësimit e shteteve të Ballkanit Perëndimor

“S’mund të mbajmë vendet duke pritur me dekada”, Sassoli: BE të rishikojë procesin e anëtarësimit e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bashkimi Evropian duhet që të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Sassoli i bëri në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, temë e të cilit këtë vit është e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit.

Sassoli tha se e stabiliteti i BE-së është duke u sfiduar përveç nga pandemia e COVID-19 po ashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë.

Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, Sassoli tha se BE-ja duhet të rishikojë sa më parë qasjen e anëtarësimit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ne ndajmë me ta një identitet të përbashkët. Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit sepse ne duhet që ta rishikojmë këtë proces ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan që t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, deklaroi Sassoli.

Sassoli tha se Bashkimi Evropian nuk duhet që të vonohet në procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, shtete të tjera mund të rrisin ndikimin në këtë rajon.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …