Shtëpia / Politika / “Të distancohemi nga Berisha”. I dha gojës më shumë se ç’duhet, partia i tregon vendin pedagoges që sapo u emërua në organet drejtuese të PD (mesazhi)

“Të distancohemi nga Berisha”. I dha gojës më shumë se ç’duhet, partia i tregon vendin pedagoges që sapo u emërua në organet drejtuese të PD (mesazhi)

Një deklaratë e Jonila Godole, e cila sapo ishte emëruar drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, ka shkaktuar tërmet në PD.

E sapopranuara në partj propozoi që PD të ndahet nga Sali Berisha.

Menjëherë pas intervistës, në telefonat e të zgjedhurve të rinj të PD, mbërriti një sms nga kryetari i grupit parlamentar.

Në mesazhin e dërguar nga Alfred Rushaj, drejtuesve të rinj të PD u kërkohet që të mos dalin në intervista mediatike, apo të japin qëndrime për çështje të caktuara, “pa u koordinuar” më parë me partinë.

“Mos konfirmoni asnjë dalje mediatike pa koordinuar më parë mesazhin politik për temat që diskutohen. Gjithashtu, çdo dalje mediatike për çështje politike duhet të realizohet me njoftimin paraprak të zyrës së shtypit të PD” – thuhet në mesazhin e Alfred Rushajt.

Qëndrimi i Jonila Godolës kundër Sali Berishës, duke kërkuar ndarjen përfundimtare të tij nga PD, shkaktoi jo pak habi, pasi u publikua edhe në gazetën zyrtare të selisë blu, Rilindja Demokratike.

Gjithsesi “bomba” e Godoles u fshi dhe redaksia e RD u kërkoi ndjesë lexuesve për shkrimin e publikuar.

Nuk dihet nëse kishim të bënim me një “tërheqje veshi”, “reflektim” apo “provokim”.

Ndarja e PD-së nga Sali Berisha është edhe një kërkesë e amerikanëve, pasi këtë të fundit e shpallen “non grata”.

Nga ana e kryetar Lulzimit nuk ka ende një qendrim.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …