Shtëpia / Politika / Vizita e fundit zyrtare si kancelare! Angela Merkel vjen në Tiranë më 14 shtator, do takojë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor përveç Vuçiçit

Vizita e fundit zyrtare si kancelare! Angela Merkel vjen në Tiranë më 14 shtator, do takojë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor përveç Vuçiçit

Udhëtimi i fundit si kancelare pë Angela Merkel do të jetë Tirana.

Albanian Post raporton se Merkel ka zgjedhur Shqipërinë për të takuar më 14 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kancelarja Merkel është iniciatore e atij që njihet si “Procesi i Berlinit”. Ka shumë kundërthënie nëse ky proces ka të bëjë apo jo me inisiativën Vuçiç-Rama për Ballkanin e Hapur.

Por kë parashikohet të takojë Merkel në Shqipëri?

Kancelarja që po arrin gati 2 dekada në pushtet do të takohet në Tiranë me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, por jo me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Pas takimeve, pritet edhe një konferencë për mediat.

Takimi i fundit i Merkel do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që sipas njoftimeve do pritet veçmas.

 

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …