Shtëpia / Politika / Akademia politike për brezat e rinj, Rama rikthen Et’hem Rukën në PS, ja emrat që do e shoqërojnë

Akademia politike për brezat e rinj, Rama rikthen Et’hem Rukën në PS, ja emrat që do e shoqërojnë

Ndonëse me emra të rinj në qeveri dhe poste të tjera drejtuese, kryeministri Edi Rama është kujdesur të ruajë lidhjen me brezin e hershëm të socialistëve.

Kështu pas gati dy dekadash, kreu i qeverisë ka afruar në Partisë Socialiste, Et’hem Rukën një emër të njohur, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Arsimit në kohën e qeverisë Nano.

Ruka do të jetë bashkë me Ditmir Bushatin, Servet Pëllumbin, Arbër Maznikun dhe Lindita Nikollën pjesë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste (Kliko), e cila do përgatisë brezat e rinj për gjenerimin e motorëve të partisë.

Kjo lëvizje e Ramës për risjelljen e Rukës në ekipin e tij, vjen pas largimit të Gramoz Ruçit nga politika, i konsideruar si një nga figurat më të vjetra të kësaj partie.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …