Shtëpia / Politika / “Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër”, ambasadorja suedeze përshëndet vendimin e kryeministrit

“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër”, ambasadorja suedeze përshëndet vendimin e kryeministrit

Për herë të parë, kabineti qeveritar do të përbëhet nga shumicë grash, mbi 70%, ndërsa ky vendim i kryeministrit Edi Rama është përshëndetur edhe nga ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad.

Me një postim në Twitter, Hastad kërkon ‘vëmendje’, ndërsa shkruan se Shqipëria ka një qeveri me më shumë gra se çdo vend tjetër, gjë që ajo e konsideron shumë pozitive.

“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ajo.

Nga Pallati i Kongreseve, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama bëri me dije edhe emrat e rinj të Qeverisë, ku spikati një numër rekord grash. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …