Shtëpia / Politika / “Duhet edukim”, Rama: Do krijojmë Akademinë e PS për të rinjtë, nuk do lejojmë të kthehemi në azil pleqsh

“Duhet edukim”, Rama: Do krijojmë Akademinë e PS për të rinjtë, nuk do lejojmë të kthehemi në azil pleqsh

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të krijohet një Akademi e Partisë Socialiste për të mësuar brezat e rinj për të gjeneruar motorët e partisë, në mënyrë që ajo të mos kthehet në azil pleqsh.

Rama u shpreh se duhet të alarmohemi që të mos shohim fundin e PS, duke e cilësuar këtë një borxh për brezat që do vijnë dhe atyre që i kanë dhënë jetë duke e sjellë në kushtet ku është sot.

“Partia jonë duhet të jetë një proces edukimi politik si çdo bashkësi e organizuar që t’i qëndrojë kohës. Unë nuk do të dorëzohem në këtë pikë dhe fjala në fund të çdo mbledhje nuk mund të jetë i anëtarëve. Kush si, sa i kontaktojmë, sa i informon anëtarët e partisë në diskutime për çështje përtej punësimit në shtet. Kush i mban ata lidhur me qëllimet e përbashkëta deri kur ne u shkojmë në derë dhe u themi na e jepni votën. Po derën kush ua hap atyre. Sa i dëgjon dhe kush i dëgjon.

Ne duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe rolin e kësaj partie në shoqërinë shqiptare. Teoria e pranuar se njerëzit ndoshta nuk të vijnë nëse punësimi në shteti nuk është karremi, është teoria jo e atyre që udhëheqin por e atyre që udhëhiqen dhe merren për hunde nga inercia e njerëzve të mbetur pa forcë udhëheqëse. Kjo forcë duhet të kërkojë më shumë prej tyre duke besuar te inteligjenca dhe shpirti i tyre. Kush kërkon më shumë prej tyre duhet të thotë atë që bën dhe të bëjë atë që thotë. Figura duhet thjesht një spiker në radio që ka ardhur për të mbaruar punë ndërkohë që punët e veta i ka vënë për terezi.

Duhet të alarmohemi që të mos shikojmë fundin e partisë socialiste. Ne sot duhet të veprojmë. Ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh. Dhe ua kemi borxh atyre që u dhanë jetë kësaj partie dhe e sollën këtë parti në kushtet kur ne kemi këtë privilegj të madh të jemi këtu. Sot duhet të mendojmë për shëndetin forcë dhe suksesin e partisë socialiste në një afat më të gjatë se katër vjet. Ngritja e një akademie e Partisë së Socialiste për edukimin e brezave të rinj nuk është zgjidhja magjike por një amperativ i kësaj kohe të ndërmjetme mes nesh dhe gjeneratës së 20-vjeçarëve dhe të tjerëve pas tyre. Nëse nuk doni që PS një ditë aspak të bukur të bëhet azil pleqsh duhet të veprojmë sot pa menduar se kjo nuk ndodh në kohën kur ne kemi pushtetin”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …