Shtëpia / Politika / EMRAT: Rama prezanton ministrat e rinj të qeverisë, ja kush nuk lëviz nga posti. Arben Ahmetaj do të jetë zv/kryeministri i ri, do të jenë 4 ministra shteti

EMRAT: Rama prezanton ministrat e rinj të qeverisë, ja kush nuk lëviz nga posti. Arben Ahmetaj do të jetë zv/kryeministri i ri, do të jenë 4 ministra shteti

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije emrat e qeverisë së mandatit të tij të tretë.

Zëvendësin e tij në qeveri dhe në postin e ministrit të Rindërtimit, Rama vendosi Arben Ahmetajn.

Nuk ka asnjë ndryshim tek Ministria e Mbrojtjes, Bredshme dhe e Punëve të Jashme.

Pas aprovimit të marrë nga Ambasada Amerikane, postet që morën së fundmi do të vazhdojnë që t’i mbajnë kryediplomatja Olta Xhaçka; në krye të Mbrojtjes do të jetë Niko Peleshi, ndërsa tek Brendshme është sërish Bledi Çuçi.

Pas 4 viteve, pa një post në qeveri, Mirela Kumbaro do të rikthehet për të mbajtur postin e ministres së Turizmit dhe Mjedisit.

Po ashtu qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti; Elisa Spiropali do të merret me Marrëdhëniet për Parlamentin, Edona Bilali është ministrja e re për Sipërmarrjen, Bora Muzhaqi është në krye të postit për Rininë dhe Fëmijët, ndërsa Milva Ekonomi do të drejtojë Ministrinë për Standardet e Shërbimit

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi

Ministri i Financave Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit Evis Kushi

Ministri i Kulturës Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …