Shtëpia / Politika / FOTO: Ka qenë një periudhë kur i ngjanim Afganistanit, por nuk ishte komunizmi. Albumi i rrallë i një fotografi fashist: Shqipëria, 4 vjet përpara çlirimit

FOTO: Ka qenë një periudhë kur i ngjanim Afganistanit, por nuk ishte komunizmi. Albumi i rrallë i një fotografi fashist: Shqipëria, 4 vjet përpara çlirimit

 

Botuar në DITA

Marrë nga arkiva e gazetës

 

Xhuzepe Masani ishte fotograf italian. Megjithëse nuk ka të dhëna të sigurta për të, duket se ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar ne Universitetin e Bolonjës duke filluar në vitin 1920.

Masani u bë ithtar i flakët i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin: La sua terra [Toka e tij], Bergamo 1936.

Pas kësaj, botoi një sërë albumesh për rajonet e Italisë: Sicilia në vitin 1938 dhe Liguria në vitin 1939.

Në prill 1939, Shqipëria u pushtua dhe iu aneksua perandorisë së re të Musolinit.

Ishte momenti i duhur për fotografin që t’i prezantonte publikut italian trevat e reja të Italisë përtej Adriatikut. Sigurisht me mbështetjen zyrtare, Masani udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë ‘italiane’ dhe bëri fotografi të mrekullueshme.

Fotot u botuan në vëllimin Albania: testo e foto di Giuseppe Massani [Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani], Romë 1940, me një kapitull të fundit të propagandës fashiste ‘Bashkimi Italoshqiptar.’

Të gjitha pamjet e botuara më poshtë nga DITA  janë marrë nga ky libër.

Në vitet 1960 dhe 1970 Masani botoi disa albume të tjera, shumica e të cilave tashmë janë lënë në harresë.

n.s. / dita

gm001gm003gm006gm011gm013gm018gm020gm021gm022gm023gm024gm025gm026gm029gm030gm031gm032gm034gm037gm038gm039

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …