Shtëpia / Politika / Kreu i KLSH: Kujdes me tenderët dhe paranë publike! 88 auditime drejt përfundimit

Kreu i KLSH: Kujdes me tenderët dhe paranë publike! 88 auditime drejt përfundimit

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në nje interviste per mediat u bën apel ministrave të rinj, të kenë kujdes me fondet publike dhe të mos abuzojnë me besimin e dhënë nga qytetarët.

‘Një ministër është një qytetar shqiptar të cilit i është dhënë në besim i madh nga populli shqiptar duhet te respektojë me rregullsinë më të madhe dhe kujdesin më të madh ligjin dhe vetëm ligjin. Ne do të jemi të kujdesshëm do të ndjekim me kujdesin maksimal punën e të gjitha institucioneve që janë objekt i punës tonë audituese dhe kontestimet do të jenë të pangeociueshme. Në rast se do të kemi shkelej të ligjit, për më tepër të ligjit penal ato do të jenë objekt i punës sonë në bashkëpunim me organin e prokurorisë.’- tha Shehu.

I pyetur se sa është numri i zyrtarëve që janë dërguar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve, Shehu tha se që prej janarit të 2021, nëpërmjet kallëzimeve penale drejtuar organit të prokurorisë numri i zyrtarëve të pasqyruar në këto kallëzime është 17 zyrtar dhe se 88 auditime janë drejt përfundimit.

‘Që prej janarit të 2021, nëpërmjet kallëzimeve penale drejtuar organit të prokurorisë numri i zyrtarëve të pasqyruar në këto kallëzime është 17 zyrtar, duhet të theksoj se jemi të proces përgatitje të auditimeve në proces janë rreth 88 auditime jemi në fazën e studimit dhe të situatave të cilat mendoj se duhet të trajtohen në të njëjtën formë pra si në raste të mëparshme të kallëzimeve penale në organet e prokurorisë. Në vazhdimësi do t’ju njoftojmë për të gjitha veprimet që janë pasqyrim i konstatimeve tona.’- deklaroi Shehu.

Shehu tha se janë fokusuar në mënyrë të veçante te prokurorimet publike për shkak dhe të numrit më të lartë të problematikave të konstatuara.

‘Patjetër që ka, ne jemi të fokusuar në mënyrë të veçantë tek prokurorimet publike për shkak dhe të numrit më të lartë të problematikave të konstatuara të prokurorimeve publike ky do jetë dhe fokusi i komunikimit tonë në vazhdimësi, pasqyrimin e atyre konstatimeve të shkeljes së ligjit në prokurorimet publike, pra në mënyrë të veçantë në prokurorimet publike.’- u shpreh Shehu.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …