Shtëpia / Politika / Mblidhet në 10:00 Asambleja e PS, Rama zbulon sot ministrat e qeverisë së re

Mblidhet në 10:00 Asambleja e PS, Rama zbulon sot ministrat e qeverisë së re

Sot mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Pritet që sot kryeministri Edi Rama të shpallë ministrat e qeverisë së re, të mandatit të tretë. Deri më tani, Rama ka bërë të ditur se pjesë e kabinetit do të jetë Elisa Spiropali, duke e vlerësuar këtë të fundit për punën që ka bërë.

Mbledhja do të nisë me miratimin e rendit të ditës, ndërsa fjalën më pas e merr menjëherë kryeministri Rama.

Gjithashtu, sot socialistët do të zgjedhin edhe Kryesinë e re të partisë, pasi asaj aktuale i ka mbaruar mandati prej një viti. Po ashtu do të zgjidhen drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë.

Kujtojmë se Rama ka rikonfirmuar në detyrën e tij, Taulant Ballën si sekretar të përgjithshëm.

Rendi i ditës:

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

1.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

2.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

3.Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …