Shtëpia / Politika / “Nuk ishim ferri, o kapedan”, poeti ka një këshillë për kryeministrin: “Mos hidh kaq baltë mbi atë çfarë ishim para ’90, sidomos jo mbi gratë e asaj kohe”

“Nuk ishim ferri, o kapedan”, poeti ka një këshillë për kryeministrin: “Mos hidh kaq baltë mbi atë çfarë ishim para ’90, sidomos jo mbi gratë e asaj kohe”

 

Nga Arben Duka

Botuar në DITA

Rama çdo ditë jep intervista,
si për të huaj dhe për tanët,
Vijon këmbëngulës dhe bajat,
na krahason ne me afganët!

Pra sipas tij, ne në ’90-n,
lamë pas “regjimin taliban”,
kjo është gënjeshtër, mendoj unë,
dhe paturpësi, o kapedan!

Këtu te ne, si në gjithë Lindjen,
falimentoi Ekonomia,
por ishim shtet shumë dinjitoz
civilizim kish’ shoqëria

Me talibanët – gratë afgane,
Të gjithë e dimë çfarë po kalojnë,
Me ato gratë e “ferrit” tonë,
në asgjë dot s’i krahasojmë!

Këtu tek ne, gratë, more Edi,
Nuk kishin situatë kritike,
qenë deputete dhe ministre,
anëtarë Byroje Politike!

Emancipim, jo veç i grave,
në Shqipëri ishte i plotë,
kur i bën njësh me gratë afgane,
Më fal, por shprehesh si idiot!

Ky “ferri” që ti s’heq nga goja,
Ishte për dreq Ferr i zhvilluar,
Vajza e djem studionin bashkë,
Me ferexhe s’ishin mbuluar

Mos hidh kaq baltë mbi vendin tënd,
E mos i bjer’ daulles kot,
Se ai vend në shumë drejtime,
më i zhvilluar ish’ se sot!

Po, sigurisht, kishte të meta,
që ju të gjithë sot i kujtoni,
Por as si emra s’qenë dëgjuar,
as droga, as prostitucioni!

Mora dy shembuj, por ka shumë
Ishte Arsimi, Shëndetësia
Nuk ishte mor Edvin i dashur,
Nuk ishte Ferri, Shqipëria!

Këto arritje “talibane”,
Ishin të popullit shqiptar,
dhe që ta dish, punë kaq të mira,
Nuk i bën dot një vend barbar!

 

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …