Shtëpia / Politika / Rama e quan “dhëmballë e prishur” në Asamble, Berisha i kundërpërgjigjet me një video në rrjetet sociale

Rama e quan “dhëmballë e prishur” në Asamble, Berisha i kundërpërgjigjet me një video në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama, u shpreh triumfator për fitoren e madatit të tretë, por tha se nuk duhet të mendojnë se Partia Demokratike nuk do i mundë dot me “dhëmballën e prishur”, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përpara socialistëve, Rama tha se të keqen mund t’ja bëjnë ata vetes.

“Askush s’na mund do të ne sa të kemi në vend të opozitës atë krijesën amorfe me atë dhëmballë të prishur. Ata të gjithë bashkë të mblidhen të rimblidhen të stërmblidhen, të hidhen, PS-së nuk kanë çfarë i bëjnë. Nuk e mundin dot. PS ka një kundërshtar potencial shumë më të rrezikshëm se ata, jemi ne. Ata të gjithë bashkë nuk ia bëjnë dot, ne mund ta bëjmë që PS nga një zgjedhje të qartë shqiptarësh tre herë rresht ta kthejmë në zhgënjimin e tyre. Dhe nëse ps do jetë zhgënjimi i tyre, ps do jetë relike njësoj si motrate  veta që dikur i shikonte me admirim. Dhe sfida e safive të mes nesh dhe vetvetës, si individë dhe parti. Duke na dhënë mandatin e tretë, zgjedhësit na kanë falur jo pak mërzia, por largqoftë të na gënjejë mendja se i kanë harruar ato që na kanë falur. Dhe kujt ia kanë falur, të gji9thëve por sipas nivelit, që nga unë. Të tjerët rreth meje, dhe pak më poshtë, na kanë falur individualisht plot gjëra. Por nuk i kanë harruar, na kanë dhënë një kredi dhe na kanë thënë shlyeni me interes”, tha Rama.

Ndërkohë që kryeministri Rama është duke folur në Asamblenë e PS-së, Berisha i është përgjigjur online duke publikuar një fjalim të tijin të mbajtur disa vite më parë para demokratëve.

Duket se bëhet fjalë për një fjalim të mbajtur në 25 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, ku Berisha shprehet se ajo duhet të kthehet në një dritë shprese për shqiptarët, të cilët nuk duhet të gjejnë zgjidhjen tek ikja jashtë, por ndërtimi i jetës këtu.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …