Shtëpia / Politika / Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe drejtues politik i Elbasanit, Rama i beson Gjiknurit dy postet e Ballës

Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe drejtues politik i Elbasanit, Rama i beson Gjiknurit dy postet e Ballës

Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të cilin prej vitesh e mbante Taulant Balla, Edi Rama ia besoi sot Damian Gjiknurit.

Madje, edhe postin drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Rama ia besoi Damian Gjiknurit.

“Unë e vlerësoj shumë punën që ka bërë Taulanti, është dhe kolegu im. Të dy kemi qenë deputet në Elbasan”, tha Gjiknuri teksa u pyet nga gazetarët për vendimin e Ramës.

Detyrat që Rama ia besoi sot i konsideroi si të vështira, por theksoi se ai ka eksperiencën e tij me Vlorën.

“Detyrë e vështirë dhe punë e madhe me vizonin që paraqiti kryetari i Partisë. Normalisht dhe unë kam eksperiencën time. Është një sfidë e mirëpritur. Unë kam pasur lidhjet e mia me qarkun e Vlorës dhe aty kam pasur rezultat historik, në vazhdim do bëj më të mirën”, shtoi Damian Gjiknuri.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …