Shtëpia / Politika / “S’kam qenë asnjëherë më i trazuar”! Mblidhet Asambleja e PS, Rama: Fitorja e mandatit të tretë ishte e vështirë, do bëjmë të pamundurën për të katërtin

“S’kam qenë asnjëherë më i trazuar”! Mblidhet Asambleja e PS, Rama: Fitorja e mandatit të tretë ishte e vështirë, do bëjmë të pamundurën për të katërtin

Në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste.

Në këtë takim tepër të rëndësishëm dhe vendimmarrës për vijimësinë e mandatit të tretë, do të prezantohen emrat e rinj, që do jenë pjesë e skuadrës së Edi Ramës.

Mbledhja  ka nisur me himnin Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën në Asamblenë e PS-së, duke shprehur hapur ambicien për të fituar mandatin e katërt qeverisës.

Rreziku sipas tij është vetëm humbja e sensit të vetëkorrigjimit.

Kryeministri tha se është i trazuar pas fitores dhe se sfida kryesore e tij është të ngulen këmbët në tokë.

“Jemi përpjekur, humbëm me një diferencë milimetrike. Historia e këtyre zgjedhjeve është e njohur por ajo që duhet kujtuar dhe që na ktheu pas 8 vitesh dhe 880 peripecish në opozitë, ishte këmbëngulja e madhe për t’ja dalë. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, të ndërtojmë një skuadër përfaqësuese, të krijojmë një frymë fituese me vizion për Shqipërinë. Si askush më parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare u konfirmuam për të tretën herë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Jemi ne të parët që arrijmë dhe kjo flet vetë. Kjo është fitorja më e vështirë për t’u merituar. Fitorja e zgjedhjeve të jep mundësinë për të fituar beteja të vazhdueshme. Herën e katërt do e kemi më të vështirë se këtë të tretën, por nuk e luan topi se detyra jonë për ata që na besuan është se kemi nderin e jashtëzakonshëm të udhëheqim është të bëjmë të pamundurën që të rikonfirmohemi pas 4 vitesh. Miq, dua t’ju flas shumë hapur, s’kam qenë asnjëherë më i trazuar se këtë herë, jo se sfidat e mëparshme kanë qenë të lehta dhe të nesërmen kam parë fusha me lule, aspak. Por se sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit. Ti ngulim këmbët në tokë fort”, tha Rama.

j.l./ dita 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …