Shtëpia / Politika / TRE PROFILE/ Kush janë ministret “e panjohura” të qeverisë “Rama 3”. Karriera nga shkollimi, eksperiencat dhe deri tek politika

TRE PROFILE/ Kush janë ministret “e panjohura” të qeverisë “Rama 3”. Karriera nga shkollimi, eksperiencat dhe deri tek politika

Sot, më 2 shtator, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, emëroi si ministre 4 gra jo shumë të njohura për publikun e gjerë.

Frida Krifca është emëruar Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, duke pasuar Milva Ekonomi-n. Por, cili është profili i saj?

 Frida është “prodhim” i gjimnazit “Sami Frashëri”`. Më tej, Frida është diplomuar nga Universiteti i Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Biznes dhe mban titullin Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA) nga Fakulteti i Administrim Biznesit pranë Universitetit Akron në Ohajo, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit të bursave Fulbright (bursa të plota), të Departamentit të Shtetit.

Referuar jetëshkrimit të publikuar në faqen e AZHBR-së, Krifca ka punuar për katër vite si Drejtore për Shqipërinë për Trupat Vullnetare të Shërbimeve Financiare (FSVC), një OJQ me zyra qendrore në New York. Si drejtuese për Shqipërinë, për llogari të USAID, ka ofruar asistencë teknike për institucione financiare publike dhe ka identifikuar, zhvilluar e menaxhuar projekte të shumta të asistencës teknike me karakter zhvillues, financiar, fiskal e ligjor në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit.

Ka menaxhuar buxhete grantesh e programesh disa milionë dollarësh, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të sektorit financiar, përmirësimin e mjedisit të biznesit, financat bashkiake, pagesat nëpërmjet internetit, reformat ligjore e rregullatore, si dhe partneritetin publik – privat.

Krifca ka vlerësuar progresin e Shqipërisë kundrejt objektivave të vendosura për reformën financiare, ka hartuar propozimet buxhetore për USAID-in e donatorë të sektorit privat dhe ka qenë bashkautorë e raporteve të shumta të fizibilitetit dhe vlerësimit.

Para se t’i bashkohej FSVC-së, ka punuar pranë një banke tregtare në Tiranë, si Drejtore Marketingu dhe Marrëdhëniesh me Publikun, pas disa viteve përvojë në fushën e menaxhimit dhe strategjive në një kompani biznesi.

Krifca është në drejtim të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) prej muajit korrik, 2017. Ka qenë pranë programit IPARD, i cili vuri në dispozicion të fermerëve shqiptarë 94 milionë euro për mbështetje në investime në fermë, investime në agro-përpunim dhe zhvillim rural.

Edona Bilali është emëruar Ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Edona Bilali ka lindur në vitin 1989 në Shkodër. Në zgjedhjet e fundit ajo kryesoi listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.

Referuar jetëshkrimit të saj zyrtar, në vitet 2006-2010 ajo ka kryer Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë për administrim biznesi.

Në vitet 2012-20145 ka kryer po në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë një master profesional në marketing.

Në vitin 2017 ajo ka nisur doktoraturën për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare në Austri.

Sa i përket eksperiencës në punës, nga viti 2013 e deri tani ajo është administratore dhe ortake në një studio konsulence në Tiranë. Që prej viti 2010 është pedagoge e ftuar në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe që prej viti 2011 është menaxhere projektesh ndërkombëtare me donatorë të ndryshëm.

Ka kryer një serë kursesh dhe trajnimesh në në institucione ndërkombëtare në Shqipëri dhe jashtë.

Delina Ibrahimaj është Ministrja e Financave, e cila pason Anila Denaj-n. Ibrahimaj është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Bocconi të Milanos, ku më pas ka përmbyllur edhe Masterin Shkencor për Menaxhim. Studimet Doktorale i ka ndjekur për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.

Ibrahimaj ka një sfond profesional të larmishëm, ku përfshihet puna në Bankën e Shqipërisë, si dhe zyra e Kryeministrisë. Ministrja e re e Financave ka shërbyer për një periudhë 3 vjeçare, (2016-2019) si Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, detyrë kjo e cila do të “zëvendësohej” me zgjedhjen e saj si Drejtore e Tatimeve (pason Enton Duron).

 

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …