Shtëpia / Politika / 30 vjetori i zbarkimit të shqiptarëve në Bari, Rama mbërrin në Itali: Dita e përkujtimit të vëllazërisë italo-shqiptare

30 vjetori i zbarkimit të shqiptarëve në Bari, Rama mbërrin në Itali: Dita e përkujtimit të vëllazërisë italo-shqiptare

Në përkujtim të 30-vjetorit të zbarkimit të 20.000 emigrantëve shqiptarë me anijen ‘Vlora’ në portin e Barit, kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në shtetin fqinj, Itali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama, me një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe një foto pasi ka zbritur nga avioni.

“Otranto, Itali – Dita e përkujtimit, mirënjohjes, vëllazërisë italo-shqiptare”, shkruan Rama.

30 vite më parë, 20,000 shqiptarë të pashpresë, nxituan t’i iknin varfërisë dhe kaoist të krijuar në vend, pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Imazhet e anijes ‘Vlora’ dhe ‘lumi’ i njerëzve të dëshpëruar për t’u larguar, u ngulitën thellë në kujtesën e shqiptarëve, por edhe Italisë.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …