Shtëpia / Politika / Braçe flet me kode, poston foton “Kala Dibrançe”: E dinit lojë apo jo, sot është stil jete? Komentuesit: Te paska goditur rëndë kryeministri

Braçe flet me kode, poston foton “Kala Dibrançe”: E dinit lojë apo jo, sot është stil jete? Komentuesit: Te paska goditur rëndë kryeministri

Largimi nga kabineti qeveritar e ka lehtësuar shumë ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, që tani duket se është  bërë nostalgjik, por diku s’i del inati.

Dje menjëherë pas asamblesë publikoi një foto nën rrezet e perëndimit të diellit me mbishkrimin “qetësi”.

Sot deputeti socialist është kthyer shumë vite pas në fëmijëri duke risjellë në vëmendje lojën “Kala Dibrançe”.

E ndërsa ngre pyetjen për ndjekësit nëse e kujtojnë, Braçe shprehet se kjo që e dinit lojë është stil jete.

“E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete” shkruan Barçe.

Interpretimet nga komentuesit kanë qenë të ndryshme. Njëri prej tyre thotë kjo gjë është “Një aktualitet i vërtetë. Mos rri urtë se hipin…., po vodhe të nderojnë”.

Të tjerë e lidhin me aktualitetin politik, largimin e deputetit nga posti i zv/ kryeministrit. “Të paska goditur rëndë kryeministri Z. Brace!?” i shkruan një nga ndjekësit në Facebook

n.s. / dita

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …