Shtëpia / Politika / “Do rriten rrogat për FA dhe Emergjencat Civile”, Rama për zjarrvënësit: Barbarë, meritojnë të kalben pas hekurave

“Do rriten rrogat për FA dhe Emergjencat Civile”, Rama për zjarrvënësit: Barbarë, meritojnë të kalben pas hekurave

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh për të gjithë gjyqtarët që do të japin dënime për të arrestuarit që akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Në fjalën e tij, nga aktiviteti që po zhvillohet në bazën ajrore të Farkës, Rama kërkoi prej tyre dënim maksimal për t’u bërë edhe shëmbull për të tjerët.

“Janë çuar pas hekurave një numër jo i vogël barbarësh të cilët nuk e meritojnë tyë jenë të lirë mes qytetarëve të këtij vendi. Meritojnë të kalben prapa hekurave. Shpresoj që gjykatat të japin vendimet e duhura. Uroj që gjykatësit të japin vendime të jenë të lartësinë e dhimbjes për kaq shumë vlera të dëmtuara dhe burime jete të shkaktuara. Nuk janë pasuria e askujt dhe janë thesari që kemi detyrim të shtojmë, edhe t’ja kalojmë fëmijëve të gjykatëse. T’i japim një mesazh atyre që mund t’u ngjajnë kur të vijë vera e ardhshme”, tha Rama.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se do të dhurohen 3 milionë dollarë për forcat e armatosura të cilat kanë qënë të angazhuara në operacionin për shurjen e zjarreve.

“Për një vlerësim akoma më të mirë, do i pajisim me mjete fizike por dhe me shpërblim akoma dhe me të mirë forcave. Unë dua të falenderoj kryeministrin që po mbështet propozimet e ardhshme. E them në mënyrë simbolike një fond 3 milionë dollarë për forcat e armatosura që janë angazhuar në këtë operacion. Është një shumë jo e vogël, unë angazhohem që në të ardhmen të jetë një shumë e qëndrueshme”, ka thënë ministri Niko Peleshi.

Mirëpo po ashtu kryeministri Edi Rama tha nga i njëjti aktivitet se do të ketë rritje rrogash për Forcat e Armatosura dhe për Emergjencat Civile, duke mos dhënë një shifër të caktuar.

Ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur edhe pagën, që nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme, sepse nuk është e mjaftueshme askund, kur cilido që i përket këtyre trupave përballet me një sfidë që kërcënon jetën e tij, por si gjithmonë një motiv më shumë, jo vetëm për të çuar në shtëpi më shumë të ardhura të merituara nga puna, por për të ndjerë vlerësimin për punën që bën.‘ tha Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …