Shtëpia / Politika / Kujt i drejtohet? “Ju nuk na ndaloni dot!” Dolli me Ramën dhe Zaevin, Vuçiç poston pamjet e panjohura, pas bojkotit të takimit për zgjerimin në Slloveni

Kujt i drejtohet? “Ju nuk na ndaloni dot!” Dolli me Ramën dhe Zaevin, Vuçiç poston pamjet e panjohura, pas bojkotit të takimit për zgjerimin në Slloveni

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dedikuar një status nismës së ndërmarrë nga vetë ai dhe dy kryeministrat Edi Rama e Zoran Zaev.

Duket ndarë pamje nga takimet e mëparshme, ai shkruan se përparimi i rajonit arrihet vetëm nëpërmjet të ashtuquajturës “Open Balkan”.

A ka të ardhme “Ballkani i Hapur” – jam i sigurt se ka. Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave, shërbimet, kapitali dhe njerëzit,”-shkruan Vuçiç.

Nuk kuptohet qartë kë sfidon me fjalët “Ju nuk mund të na ndaloni…”, por ajo që dihet është që Vuçiç bojkotoi takimin e Sllovenisë ku vendet e Ballkanit ishin ftuar të diskutonin për të ardhmen e zgjerimit.

Bojkoti i tij u bë shkak replikash mes presidentit bullgar dhe Ramës (kliko).

Ajo që bie në sy nga videoja e shpërndarë nga presidenti serb janë momentet kur ai dhe të tjerët pijnë verë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke shijuar edhe pamjen e vendit ku kishin vendosur që të akomodoheshin.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …