Shtëpia / Politika / Rama batuta me zv/ambasadorin amerikan: I vetmi diplomat i huaj që nuk vë kufjet sepse di shqip

Rama batuta me zv/ambasadorin amerikan: I vetmi diplomat i huaj që nuk vë kufjet sepse di shqip

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka munguar sot në aktivitetin që po zhvillohet në bazën ajrore në Farkë, ku po diskutohet lidhur me menaxhimin e zjarreve gjatë muajit gusht.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama nuk harroi që t’i dedikonte disa falenderime ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke mos i kursyer as batutat.

Kësaj herë ishin për zëvendësin e Kim, diplomatit amerikan Demian Smith.

Rama u kap me faktin që zv.ambasadori amerikan është një njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe nuk ka asnjë nevojë për përkthim.

“Dua të falenderoj ambasadorin e BE dhe SHBA. Dua të them se ky falenderim nuk është as formal dhe as diplomatik. Nuk është falenderim për ambasadorët por përfaqësuesit e dy përfaqësuesëve të fuqive të mëdha, që për hir të të vërtetës sa herë Shqipëria ka nevojë janë më shumë sesa ambasadorë. Sot dua që edhe Luigin por edhe Yurin, që nuk është këtu. Që përfaqësohet këtu nga zv.ambasadori, që është i vetmi që nuk mban kufje se di edhe shqip. Na kupton edhe kur mendojmë se po flasim në një gjuhë që nuk e kupton”, tha Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …