Shtëpia / Politika / Rama: Qeveria e re do betohet tek Meta nëse s’do jetë shkarkuar nga “Kushtetuesja”. I gatshëm të ulem që tani në tryezë me Bashën për Reformën Territoriale

Rama: Qeveria e re do betohet tek Meta nëse s’do jetë shkarkuar nga “Kushtetuesja”. I gatshëm të ulem që tani në tryezë me Bashën për Reformën Territoriale

Qeveria e re ‘Rama 3’, do të betohet te Ilir Meta, nëse ky i fundit nuk do të jetë i shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, një procedurë që pavarësisht “luftës” Presidencë-Qeveri, kryeministri Edi Rama nuk mund ta anashkalojë.

Një fakt i tillë është pranuar dje nga vetë kreu i qeverisë, i cili theksoi se nëse Meta do të vijojë të jetë në atë zyrë si kreu i Shtetit, ai nuk do bëjë gjë tjetër veçse të respektojë Kushtetutën.

“Për sa kohë është në zyrë, do respektojmë Kushtetutën. Janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës, janë të pakthyeshme”, tha Rama në Opinion.

Por, nuk është e njëjta gjë me opozitën.

Kjo e fundit ka një ndër shtyllat kryesore të aksionit të saj opozitar me rikthimin në Kuvend: ndryshimin e Reformës Territoriale, që sipas tyre nuk reflektojnë nevojën e qytetarëve dhe për këtë Rama shprehet më se i gatshëm për të diskutuar.

Rama u shpreh i gatshëm jo vetëm për ndryshimin e Reformës Territoriale, por edhe të çdo platforme politike apo projekti që PD-ja mund të paraqesë, por thotë se ka një kusht: Mjafton që opozita të mos shajë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Ne themi se duhet të kemi më pak bashki, ata më shumë. Megjithatë jemi të gatshëm që të ulemi me opozitën për reformën territoriale që tani, tha Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …