Shtëpia / Politika / Ulsi Manja në krye të Ministrisë së Drejtësisë, PD: Duhet të ishte vetë para drejtësisë

Ulsi Manja në krye të Ministrisë së Drejtësisë, PD: Duhet të ishte vetë para drejtësisë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me emërimin e Ulsi Manjës në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Në një postim në ‘Facebook’, deputeti Enkelejd Alibeaj thekson se emërimi i Manjës është provokim ndaj shoqërisë shqiptare.

Teksa ka publikuar një fragment nga përgjimi i Bild për zgjedhjet në Dibër, Alibeaj thekson se caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184 është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet.

Postimi:

Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …