Shtëpia / Politika / “Është përtej dimensioneve të vendit të tij, punon shumë por s’e kuptojnë”, kreu i Puljas vlerëson Ramën: ‘Një nga liderët më të rëndësishëm në Europë, kur e sheh në sy kupton që…’

“Është përtej dimensioneve të vendit të tij, punon shumë por s’e kuptojnë”, kreu i Puljas vlerëson Ramën: ‘Një nga liderët më të rëndësishëm në Europë, kur e sheh në sy kupton që…’

 

Presidenti i Rajonit të Puglia, Michele Emiliano, vlerësoi figurën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, madje e cilësoi atë si një nga liderët më të rëndësishëm në Europë. Ai shtoi se Rama, i cili po viziton këto ditë Puljan, “është përtej dimensioneve të vendit të tij”.

‘Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, prania juaj në Pulja është njëherësh arsye për të qenë krenar” – i tha ai Ramës.

“Ndërkohë që ne punojmë, jo gjithmonë arrijmë ta përcjellim në komunitetet tona” – shtoi ai për kryeministrin.

“Miqësia duhet kuptuar në çdo formë, në çdo çast. Ne kemi mundësinë që të plotësojmë një kërkesë për sistemin universitar. Do keni mundësi ta përcillni tek një lider që unë e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij” – vazhdoi zyrtari italian duke iu drejtuar rektorëve të pranishëm në takim.

“Angazhimet që do të merrni përsipër duhet t’i mbani. Ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë deri në fund. Mjafton ta shohësh kryeministrin në sy dhe të kuptosh se nëse i premton diçka, duket ta mbash deri në fund”, – tha ai.

Rama kërkoi në fjalimin më herët “më shumë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri”.

“Ne folëm sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësisë për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane tek ne. U japim mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria. Do të arrijmë të konkretizojmë disa projekte” – tha ai ndër të tjera, duke shtuar se do bëhet shumë edhe për zjarret, shëndetësinë, etj.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …