Shtëpia / Politika / Mbërrin në Presidencë shkresa e PS për propozimin e Edi Ramës si kryeministër

Mbërrin në Presidencë shkresa e PS për propozimin e Edi Ramës si kryeministër

Partia Socialiste ka propozuar zyrtarisht Edi Ramën si kryeministër të vendit.

Shkresa e socialistëve, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës ka mbërritur në Presidencë, te Ilir Meta.

Dy ditë më parë Rama prezantoi qeverinë e re të mandatit të tretë, që do të drejtojë vendin. Sakaq, kreu i shtetit ka dekretuar datën 10 shtator për nisjen e punimeve në Kuvendin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas më shumë se dy vitesh që nga djegia e mandateve në bllok në Kuvend rikthehen edhe partitë e opozitës, PD dhe LSI.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …