Shtëpia / Politika / Bashkia i ndryshon emrin “Bulevardit Blu” të Kamzës, ja si do të quhet nga sot

Bashkia i ndryshon emrin “Bulevardit Blu” të Kamzës, ja si do të quhet nga sot

Bulevardi kryesor i Kamzës nuk do të quhet më “Bulevardi Blu”, siç e kishte emëruar administrata e mëparshme demokrate.

Ministrja e PS, Elisa Spiropali dhe kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli kanë shpalosur gjatë një ceremonie emrin e ri të Bulevardit që tashmë do të quhet “Nënë Tereza”.

Gjatë ceremonisë është zbuluar edhe shtatorja e Nënë Terezës në ditën e shenjtërimit të saj.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja Spiropali shkruan se ky bulevard do të mbajë emrin e shenjtores në nder të misionit të saj të papërsëritshëm.

“Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste.

Në Kamëz, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, inaguruam shtatoren e shenjtores sonë në bulevardin e qytetit.

Me vendim të Këshillit Bashkiak. bulevardi kryesor i qytetit do të mbajë emrin Bulevardi “Nënë Tereza”, në nder të emrit dhe misionit të Saj të papërsëritshëm,” shkuan Spiropali.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …