Shtëpia / Politika / FOTO: Nënë Tereza në dosjet e shërbimeve sekrete të Bllokut Komunist. Disa vende e mbanin nën vëzhgim, çfarë shkruante Sigurimi në prag të vizitës së saj në Tiranë

FOTO: Nënë Tereza në dosjet e shërbimeve sekrete të Bllokut Komunist. Disa vende e mbanin nën vëzhgim, çfarë shkruante Sigurimi në prag të vizitës së saj në Tiranë

 

E lindur mё 1910 nga një familje shqiptare nё Shkup, Nënë Tereza qё nga viti 1950 luftoi kundёr vuajtjes sё mё tё varfёrve nё Kalkuta tё Indisё dhe me kёtё tёrhiqte vёmendjen. Vepra e misionareve tё “Dashurisё pёr Tjetrin” e krijuar prej saj e bёri Nёnё Terezёn qё nga vitet 1970 tё njohur nё mbarё botёn. Mё 1979 ajo u vlerёsua me Ҫmimin Nobel tё Paqes.

Vendi i saj i origjinës dhe vendet e tjera të Bllokut Komunist e ndiqnin me vëmendje veprimtarinë e saj nëpërmjet shërbimeve të informacionit.

DW shkruan se regjimi nё Berlinin Lindor kishte qendrim tё distancuar deri nё armiqёsor kundrejt kishёs, por megjithatё e shihte me kureshtje vizitoren prestigjoze dhe pёrpiqej ta shfrytёzonte atё nё pasqyrimin mediatik nё favor tё vet.

Zonja e urdhёrit konsiderohej si “vizitore e nivelit tё lartё”. Nё dosjet e Stasit herё shkruhet qё rrugёt faktike tё Nënë Terezёs ndryshe nga plani i shpallur devijoheshin. Herё ajo mbёrrinte njё ditё mё vonё, herё largohej njё ditё mё parё nga planifikimi. Por nё ҁdo rast autoritetet dhe Stasi informoheshin pёrpara.

Si zakonisht nё dosje jepen edhe udhёzimet: “pika e preferuar e kalimit kufitar dhe ҁlirimi nga detyrimi i kontrollit doganor”.

Vizita e parё mё 1980 ishte ndёr mё spektakolaret. Nёnё Tereza mori pjesё nё Kongresin e Katolikёve Gjermanё nё Berlinin perёndimor dhe i drejtoi kёrkesё sekretarit tё shtetit pёr ҁёshtjet e kishёs nё RDGJ, qё mё 5 qershor tё merrte pjesё nё festёn e Rrёshajave para katedrales sё Shёn Hedwig-ut.

Stasi mobilizoi 115 forca shtesë pёr tё vrojtuar shqiptaren me pasaportё diplomatike indiane. Pёr hyrjen e saj nё RDGJ Stasi shёnon se “kalimi i saj nё kufi” u filmua dhe fotografua “nga dy persona tё panjohur nё anёn e kufirit tё Berlinit perёndimor”.

Dosja e Sigurimit për familjen e Nënë Terezës në Tiranë

Është rasti të sjellim në vëmendje edhe një herë vizitën e parë të Nënë Terezës në Shqipëri, më 1989, si dhe disa foto ekskluzive nga kjo vizitë.

Deri atë vit, edhe pse u kishte bërë disa herë luftje me shkrim autoriteteve shqiptare, asaj i ndalohej të vinte në Shqipëri, ku kishte nënën dhe motrën e saj. Vetëm në fund të vitit 1989, regjimi e lejoi Nënë Terezën të vizitonte Shqipërinë.

Vizita u prezantua me lajme të kontrolluara, u njoftua shkurt vizita në varret e nënës Drane dhe motrës Age, në varrezat e Tiranës, ku e shoqëroi Marie Kraja dhe vizita ne Spitalin Onkologjik, e shoqëruar nga Dr. Adelina Mazreku.

Megjithatë ka edhe një informacion sekret i Sigurimit të Shtetit,  në 1989. Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit me nënshkrimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Simon Stefani, njoftonte Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Ramiz Alia, Sekretarin e këtij komiteti, Hekuran Isai si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Reiz Malile, mbi disa të dhëna të familjarëve të Nënë Terezës në Shqipëri.

Në raport, ndër të tjera thuhej:

“Theksojmë se Age Bojaxhiu ka motër Maria Terezën (Bojaxhiu) me banim në Kalkutë të Indisë, me profesion murgeshë, e cila njihet si personalitet i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e fesë. Maria ka mbajtur korrespondencë të rregullt me nënë Dranen e motrën Age, nga viti 1951 deri në vitin 1971. Disa nga letrat e dërguara kanë përmbajtje fetare.

Përveç nënës e motrës, të cilat kanë vdekur, Maria Tereza nuk ka të afërm të tjerë në vendin tonë. Rezulton se Age Bojaxhiu ka një djalë halle të quajtur Lorenco Antonio, me banim në Prishtinë, profesor në Akademinë e Shkencave, aktualisht në pension. Lorenco ka ardhur në vendin tonë para vitit 1981 me grupet e profesorëve kosovarë.

Lidhja më e afërt shoqërore e Drane dhe Age Bojaxhiut është artistja Maria Kraja, e cila ka treguar kujdes të vazhdueshëm ndaj tyre. Mbas vdekjes, Maria ka shitur sendet e orenditë shtëpiake dhe me këto të ardhura ka ndërtuar dy varret e tyre, të cilat janë mermer dhe në gjendje të mirë”.

Miqësia e artistes Marie Kraja me Nënë Terezën është e njohur. Në Aeroprotin e Rinasit, më 15 gusht ishte vetë artistja Marie Kraja që e priti Nënë Terezën, madje e shoqëroi në të gjitha takimet zyrtare e private që pati. Nënë Tereza i bëri edhe  një vizitë në shtëpi artistes, ku për nder të saj artisjta intepretoi edhe në piano. Miqësia vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës së shenjtores. Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator 1997, ndërsa Artisja e Popullit, Marie Kraja, u shua më 21 nëntor 1999.

n.s. / dita

 

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …