Shtëpia / Politika / “Misionare me origjinë shqiptare”, Ambasada e SHBA kujton Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit

“Misionare me origjinë shqiptare”, Ambasada e SHBA kujton Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka kujtuar sot Nënë Terezën, në ditën e shenjtërimit të saj.

Në një postim në “Facebook”, ambasada kujton një nga shprehjet ikonike të shenjtores: “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë“.

“Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve.

Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza”, shkruhet më tej në postimin e Ambasadës.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …